Kryetari Ahmeti në Strasbourg, pjesëmarrës në takim të rëndësishëm për pushtetin lokal
- Posted on October 15, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-tv

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka marrë pjesë në sesionin e 47-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës
Ahmeti ka njoftuar se punimet e këtij sesioni fokusohen në forcimin e demokracisë lokale.
“Diskutimet në këtë kongres përqendrohen në forcimin e demokracisë lokale si shtyllë kryesore për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, si dhe në promovimin e zhvillimit ekonomik në nivel lokal dhe rajonal” ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.
Write a Response