Aksidenti në Rufc të Lipjanit, 7 persona të lënduar
- Posted on October 28, 2024
- lajmet
- By Redaksia e Lajmeve Post-tv

Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi rreth orës 19:20 në fshatin Rufc të Lipjanit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin.
“Sot, rreth orës 19:20, morëm informacionin se ka ndodhur një aksident trafiku në Rufc, i cili përfshinte dy automjete. Si rezultat i këtij aksidenti, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore,” ka thënë Ahmeti.
Write a Response