Arrestohet një burrë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se kanosi një prokuror të shtetit
- Posted on December 29, 2024
- lajmet
- By Redaksia e Lajmeve Post-tv
Një person është arrestuar nga autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi dyshohet se ka kanosur një prokuror të shtetit përmes rrjeteve sociale.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 12 dhjetor të këtij viti.
“I dyshuari, shtetas i Kosovës, është arrestuar në ANP nën dyshimin se ka kanosur viktimën (prokuror të shtetit) përmes rrjeteve sociale. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e policisë.
Write a Response