Reagon ambasada italiane, shprehet e shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe
- Posted on December 24, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 3

Ambasada e Italisë ka reaguar në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe, duke u shprehur e shqetësuar.
Në reagim thuhet se besojnë se sundimi i ligjit do ta udhëheqë Komisionin Qëndron Zgjedhor, përcjell Klankosova.tv.
“Shprehim shqetësimin për vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme. Besojmë se sundimi i ligjit do ta udhëheqë këtë institucion jetik, i cili është përgjegjës për të mbrojtur të drejtat politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në reagim.
Write a Response