AGK-ja dënon kërcënimin ndaj Ilir Mirenës
- Posted on December 18, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 3
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me kërcënimin me vrasje që gazetari Ilir Mirena ka marrë sot.
Mirena e ka postuar në Facebook një koment në të cilin një person i shkruan: “Ky veq plumin e ka hak e meriton”.
Përmes një njoftimi për medie AGK-ja bën të ditur se është thellësisht e shqetësuar me natyrën kërcënuese për jetë të mesazhit, dhe e fton Policinë e Kosovës që ta hetojë urgjentisht rastin.
“Ky kërcënim është vazhdimësi e të tjera kërcënimeve të ngjashme ndaj gazetarëve dhe aktivistëve në kohët e fundit”, thuhet në njoftim.
Write a Response