Abdixhiku bashkë me Imri Ahmetin vizitojnë Gazmend Muhaxherin: Dhuna s’ka vend në demokraci
- Posted on October 26, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë shkuar në Pejë në vizitë tek kryetari Gazmend Muhaxheri, i cili në mëngjesin e sotëm është sulmuar fizikisht nga dy persona.
Ahmeti ka thënë se për LDK-në dhuna s’ka vend në demokraci dhe se skenarët e dhunës janë të papranueshëm, shkruan Express.
“Besojmë fuqishëm se dhuna nuk ka vend në demokraci. Skenarët e dhunës janë të papranueshëm”, ka shkruar Ahmeti.
Dy persona të dyshuar për sulmin ndaj kryetarit të Pejës janë arrestuar sot. LDK dhe shumë zyrtarë të kësaj partie kanë kërkuar që autorët e sulmit fizik të mbahen përgjegjës para drejtësisë.
Write a Response