“Tubimi i Ndryshimit” shkund Prishtinën: LDK ngrihet si shpresa e re për Kosovën

  • Posted on November 7, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia Post-tv
1000039128-MMXFLJOQrl.jpg

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, ka nisur sot një tubim madhështor në Prishtinë, në kuadër të “Turneut të Ndryshimit”. Ky tubim shënon fillimin e një fushate të re për zgjedhjet e 9 shkurtit, në të cilën do të prezantohen kandidatët për deputetë nga kryeqyteti.

 

Në sallën përplot me mbështetës të LDK-së, Abdixhiku prezantoi ekipin e tij për Prishtinën,

Alban Zogaj, Berat Rukiqi, Besian Mustafa, Doarsa Kica Xhelili, Enver Maloku, Elmire Nikqi, Fadil Aliu, Florian Dushi, Donjeta Dragusha, Hykmete Bajrami, Ismet Beqiri, Izet Sadiku, Jeta Rafuna, Krenar Xhaferi, Fikrete Bejta, Sibel Halimi, Sokol Havolli, Vlora Dumoshi, Arben Gashi. Ai theksoi se kjo lëvizje nuk është vetëm manifestim i fuqisë elektorale, por një thirrje për bashkimin e qytetarëve në rrugën e përbashkët për ndryshim.

 

“LDK është e popullit dhe i takon qytetarëve të Kosovës,” tha Abdixhiku, duke e përshkruar partinë si një shtëpi për të gjithë ata që kërkojnë një zgjidhje të problemeve të vendit. Me këtë tubim dhe turne që do të shtrihet në 10 qytete dhe në diasporë, LDK synon të forcojë lidhjen me qytetarët dhe të sjellë një frymë të re për Kosovën.

 

Duke e cilësuar LDK-në si “shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës”, Abdixhiku bëri thirrje për përbashkim dhe qëndresë në përballjen me sfidat e vendit.

0
Author
No Image
Redaksia Post-tv

You May Also Like

Write a Response