Mungesa e kuorumit pengon votimin e rezolutës opozitare për KEK-un

  • Posted on October 24, 2024
  • lajmet
  • By Redakesia e Lajmeve Post-tv
IMG_3456-L5Y12Utrji.webp

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për të diskutuar gjendjen në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), përfundoi pa mundur të votohej rezoluta e propozuar nga partitë opozitare, për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se rezoluta do të shtrohet për votim në një seancë të ardhshme, kur të sigurohet pjesëmarrja e nevojshme e deputetëve. “Do ta vendosim sërish në votim në një seancë tjetër, kur të kemi kuorum do të votojmë rezolutën e sotme,” ka thënë Konjufca.

Mungesa e kuorumit bëri që kjo seancë e jashtëzakonshme, e cila synonte të adresonte çështjet e rëndësishme që lidhen me KEK-un, të mbyllej pa rezultat konkret.

0
Author
No Image
Redakesia e Lajmeve Post-tv

You May Also Like

Write a Response