Theren me thikë tre persona në Prizren

  • Posted on December 29, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia e Lajmeve Post-tv
IMG_5053-KNCkWBMzoQ.webp

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi me thikë, që ka ndodhur nga një grup të rinjsh, në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 29 dhjetor 2024, rreth orës 02:00 pas mesnate, është raportuar për një incident ku tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e therjes me thikë në rrugën ‘Remzi Ademi’. Viktimat janë sulmuar nga një grup të rinjsh, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore. Policia ka reaguar menjëherë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.”

Sipas Bytyqit, viktimat janë transportuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. Policia po vazhdon mbledhjen e provave dhe dëshmive me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

0
Author
No Image
Redaksia e Lajmeve Post-tv

You May Also Like

Write a Response