Prishtinë: Burri rrah gruan, djali sulmon babain për ta mbrojtur nënën
- Posted on January 5, 2025
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2
Një burrë në Prishtinë e ka rrahur gruan e tij, ndërsa djali i saj e ka sulmuar babain e tij që ta mbrojë nënën.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë / 04.01.2025 – 13:40. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, ndërsa djali i saj e kishte sulmuar baban e tij për ta mbrojtur nënë e tij. Viktima f/k, ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”
Write a Response