Spektakël në shtëpinë e BBVK3, banorët sfidohen me një ‘Talent Show’
- Posted on December 11, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 3

Shtëpia më e famshme në vend Big Brother VIP Kosova 3, është përfshirë nga një energji e re pas sfidës më të fundit të dhënë nga “Vëllai i Madh”.
Banorët sipas kësaj sfide janë të detyruar të organizojnë një talent show unik, ku secili prej tyre do të shfaqë talentet që i dallojnë.
Në këtë spektakël të improvizuar, banorët do të zgjedhin dy persona për të qenë pjesë e jurisë, të cilët do të kenë detyrën e për të vlerësuar performancat.
Po ashtu, do të ketë prezantues, e cila do jetë Gresa që do të drejtojë eventin dhe do të ndihmojnë në krijimin e një atmosfere argëtuese.
Banorët tashmë veçse kanë filluar të mendojnë për idetë dhe mënyrat më kreative për të shkëlqyer në këtë sfidë, teksa idetë e tyre dhe talentet e fshehura do ia dërgojnë “Vëllait të Madh” sot.
Write a Response