Shkollat në komunën e Lipjanit bojkotojnë edukatën seksuale, Drejtori i Arsimit: Nuk ka hapësirë për shqetësim

  • Posted on November 13, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 2
E7E6D029-9793-4500-A3E7-25A117B6FAEC-LJ0v7Fotb4.jpeg

Të gjitha shkollat që gjenden në komunën e Lipjanit kanë bojkotuar doracakët për edukimin seksual të cilët janë publikuar nga Ministria e Arsimit por që kanë ngrituar diskutime dhe kundërshtime të mëdha në opinionin publik.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i DKA-së në komunën e Lipjanit, Rasim Hasani.

“Në emër të institucionit DKA Lipjan, ju njoftoj dhe siguroj se kjo lëndë (zgjedhore) është bojkotuar në të gjitha shkollat në Komunën e Lipjanit dhe nuk ka hapësirë për shqetësim.Ne vazhdojmë të kontribojmë në edukim, dhe gjithmonë duke ruajtur institucion më të shenjtë familjen” ka shkruar Hasani.

Pas publikimit të këtyre përmbajtjeve është kërkuar dorëheqja e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci./PostTv/

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 2

You May Also Like

Write a Response