Abdixhiku i prerë: LDK-ja do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër

  • Posted on November 1, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 2
IMG_0943-5wwxKUfJTm.jpeg

Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai drejton do të jetë në qeveri vetëm me të si kryeministër.

Ndër të tjera, ai u shpreh i bindur se qytetarët janë ngopur me gjendjen aktuale.

Po ashtu, ai tha se qytetarët kanë dy alternativa para vetes: një qeveri që merret me të kaluarën, dhe një që projekton të ardhmen,shkruan KlanKosova.

“Në konstelacionin politik që e ka Kosova, i ka të detyruara koalicionet. Por, ne kemi një bindje të plotë, se LDK-ja do të jetë pjesë e qeverisë vetëm me mua si kryeministër. Nuk është tragjike as opozita, por ne po shkojmë për fitore, që të bëjmë qeverinë e ardhshme. Jam i bindur që qytetarët e Kosovës janë ngopur me gjendjen aktuale. I kanë dy alternativa prapa vetes: një qeveri që merret me të kaluarën, dhe një që projekton të ardhmen. Më gjykoni për çështjet dhe idetë që kam për të ardhmen. Nëse jeni të bindur me ekipin tim, me mua, me qëndrimet që i kam, atëherë duhet mbështetur LDK-ja si forcë, jo vetëm për shkak të historikut të pastër politik që e ka në Kosovë, por për shkak edhe të projektimit të së ardhmes”, u shpreh kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 2

You May Also Like

Write a Response