Rritet interesi për armëmbajtje në Kosovë, mbi 14 mijë kërkesa gjatë vitit 2024
- Posted on December 24, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 3

Në vitin 2024, interesi për armëmbajtje në vend ka qenë dukshëm i lartë.
Gjatë periudhës janar-dhjetor, janë regjistruar plot 14,340 aplikime nga persona fizikë, shumica e të cilëve e kanë justifikuar kërkesën për arsye të gjuetisë dhe rekreacionit.
“Gjatë periudhës janar-dhjetor 2024, janë regjistruar gjithsej 14,340 aplikime për pëlqime për blerje armësh nga persona fizikë, kryesisht për arsye të gjuetisë dhe rekreacionit”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Megjithatë, jo gjithmonë mbajtja e armës është e përhershme.
Në të njëjtën periudhë kohore, janë raportuar 4 raste sekuestrimi të lejeve të armëmbajtjes, ku një prej këtyre rasteve përfundoi me kthimin e lejes pas heqjes së revokimit.
Write a Response