Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
- Posted on December 8, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të vijojë me mot të ndryshueshëm, do të ketë shi ndërsa në viset e larta malore edhe fjolla bore.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të IHMK-së:
E hënë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.
E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në mëngjes parashihet ngrica dhe mjegull, kryesisht nëpër ultësira dhe vise malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4- 7gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.
E mërkurë – Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.
E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.
E premte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Write a Response