Grenell i kundërpërgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet ShBA-Kosovë s’kanë qenë kurrë më të dobëta

  • Posted on February 7, 2025
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 3
Richard-Grenell-Trump-696x464-RCZmTt2EXr.jpg

Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell, i ka reaguar deklaratës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta se kurrë më parë.

Në platformën “X”, Grenell postoi një foto të Kurtit, teksa në mbishkrim të saj shihet edhe deklarata e lartëcekur.

Lidhur me këtë, Grenell thotë se Kurti është iluzionues.

“Iluzionues. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trumpit, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e ShBA-së, Anthony Blinken, etj”, ka shkruar Grenell në X.

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 3

You May Also Like

Write a Response