Nipi ia vodhi gjyshes në Deçan 9 mijë euro
- Posted on January 4, 2025
- lajmet
- By Redaksia e Lajmeve Post-tv

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të vjedhjes në fshatin Lebushë të Deçanit, ku një i mitur dyshohet se ka marrë 9,000 euro para të gatshme nga shtëpia e gjyshes së tij.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, 4,000 euro nga shuma e vjedhur dyshohet se janë përdorur për blerjen e dy armëve zjarri dhe dy karikatorëve me nga dy fishekë, të cilat janë konfiskuar nga autoritetet.
Të miturit e përfshirë në këtë rast janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar për të vazhduar procedurën në mënyrë të rregullt. Hetimet mbi rastin po vazhdojnë.
Write a Response