Hoti Kritikon Pecin: Shpalos Tri Tabela me Dështimet në Sektorin e Bujqësisë
- Posted on October 14, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-tv
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Ministrisë së Bujqësisë, të drejtuar nga Faton Peci, duke e cilësuar si një dështim të plotë në menaxhimin e sektorit.
Në një postim në Facebook, Hoti ngriti pyetje serioze lidhur me gjendjen e bujqësisë në vend, duke kërkuar sqarime për rënien e sipërfaqeve të mbjella, si dhe për uljen e ndjeshme të numrit të kafshëve, shpezëve dhe bletëve në vitet e fundit.
Postimi i tij i plotë:
Bujqësia 2021-2024: Dështim total
Dështimet në bujqësi në tri tabela:
TABELA 1: Gjatë mandatit 2021-2024, janë shpenzuar 252.7 mil euro në subvencione bujqësore (për 2024 janë në shpenzim e sipër).
TABELA 2: Në 2023, krahasuar me 2020, numri i kafshëve, shpezëve dhe bletëve, si dhe i sipërfaqeve të kultivuara ka rënë, me përjashtim të numrit të shpezëve dhe sipërfaqeve me pemishte.
TABELA 3: Në 2023, krahasuar me 2019, importet e mallrave kryesore ushqimore janë rritur për 72% (apo për 455 mil euro): për kafshë të gjalla 339%, për mish 43%, bylmet e vezë 61%, perime 78%, e kështu me radhë. Edhe pas eliminimit të efektit të inflacionit në vlerën e importeve, sërish rritja mbetet e madhe. (Bazë krahasuese është marrë viti 2019 pasi në vitin 2020 ka pasur kufizime në tregti shkaku i pandemisë.)
Pyetjet legjitime janë këto:
1. Përse ka rënie në sipërfaqet e mbjella?
2. Përse ka rënë numri i kafshëve, shpezëve e bletëve?
3. Çfarë po ndodh me prodhimin vendor - përse po importojmë më shumë ushqime kur kemi dukshëm më pak qytetarë rezidentë?
4. Cili është ndikimi i 252.7 mil euro të shpenzuara në subvencione?
E vërteta është se bujqësia nuk po zhvillohet. Nuk ka investime në rritjen e tokave bujqësore nën ujitje. Nuk ka kreditim me kushte të volitshme për investime bujqësore. Nuk ka investime në teknologjinë e ruajtjes dhe përpunimit të ushqimeve.
Write a Response