Nga tri orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdarit dhe Dheut të Bardhë
- Posted on January 5, 2025
- lajmet
- By Redaksia e Lajmeve Post-tv
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikave kufitare janë shtuar ndjeshëm.
Në pikën kufitare të Merdarit, qytetarët përballen me pritje deri në 3 orë e 40 minuta, ndërsa në Dheu të Bardhë pritjet arrijnë deri në 3 orë. Në Mutivodë, pritjet janë mbi 2 orë, ndërkaq në Jarinjë rreth 1 orë.
Nga ana tjetër, situata paraqitet më e qetë në Bërnjak, ku pritjet janë deri në 10 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare ato variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
Autoritetet i këshillojnë qytetarët të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh këto vonesa të raportuara.
Write a Response