Arrestohet një person në Pejë, goditi me shufër metalike një person në kokë
- Posted on February 6, 2025
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2

Një burrë është arrestuar në Pejë, i dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë”.
Sipas policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje e ka goditur viktimën me shufër metalike në kokë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Istog, me datë 05.02.2025, rreth orës 20:00, është njoftuar se në Fshatin Studenicё-Istog, ka ndodhur njё rast. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se deri sa i dyshuari kishte shkuar tek shtёpia e viktimёs dhe pas njё mosmarrëveshje qё kishin, i dyshuari e godet viktimën nё kokё me mjet tё fortё (shufёr hekuri), duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton policia.
Viktima ёshtё dёrguar me autoambulancë nё Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar ne QKUK në Prishtinё, pёr trajtim mjekёsor.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.
Write a Response