Nga Sallabaja në Sekiraqë, Abdixhiku: Lum i madh i njerëzve, Llapi e ka nda mendjen tashmë
- Posted on January 6, 2025
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas fshatit Sallabaja, është ndalur në Sekiraqë.
Lumir Abdixhiku ka thënë se në këtë fshat janë pritur nga qytetarë të shumtë.
“Nga Sallabaja, u ndalëm në Sekiraqë. Edhe këtu, na pritën qytetarë të shumtë të këtij fshati. Llapi, ka nda mendjen tashmë! Në çdo fshat e qytet, ky lum i madh i njerëzve është kushtrim që na thërret për veprim. Nga ky takim, dhe secili tjetër, shtrojmë dorën e afrimit me secilin që rikthehet në shtëpinë e vjetër në rrugë të re”.
“Ju faleminderit për të gjitha pritjet! Po i jepni Lidhjes sonë momentumin e jashtëzakonshëm dhe ky fakt na detyron të jemi në shërbim”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Gazeta Express
Write a Response