LDK-ja në ngritje: Përkrahje masive për Imri Ahmetin në Gumnasellë, Rubofc dhe Kojskë
- Posted on January 17, 2025
- lajmet
- By Redaksia e Lajmeve Post-tv
Sonte në Gumnasellë, Rubofc dhe Kojskë, qytetarët dëshmuan përkrahjen masive për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Përkrahësit e LDK-së treguan se ndryshimi tashmë ka filluar dhe se partia është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në vendin që meriton.
Kryetari Imri Ahmeti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë aktive e këtij ndryshimi.
“LDK-ja po rikthehet aty ku e ka vendin! Ndryshimi ka nisur dhe ju jeni shtylla e këtij procesi,” ka shkruar Ahmeti në postimin e tij në Facebook.
Ky angazhim qytetar reflekton entuziazmin dhe besimin në vizionin e LDK-së për një të ardhme më të mirë, duke konfirmuar se rrugëtimi drejt sukseseve të reja veçse ka filluar.
Write a Response