Marina amerikane nderon Tom Cruisen për rolin e tij në “Top gun”

  • Posted on December 18, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 3
Screenshot_5-3-kIBo4WXWMG.jpg

Marina amerikane ka nderuar yllin e Hollivudit, Tom Cruise, për “rritje të rekrutimit të pilotëve” me rolin e tij si togeri “Maverick” Mitchell, në filmin e parë “Top gun”.

Cruise  62 vjeç, u nderua të martën me çmimin ”Distinguished public service award”, i cili nderon civilët për aktet e heroizmit ose mbështetjen e Marinës.

Ajo iu dha atij nga sekretari i Marinës së SHBA-së, Carlos Del Toro, në studion filmike ”Longcross” në Chertsey, një qytet në jugperëndim të Londrës.

Aktori, i njohur për akrobacitë e tij në film është edhe një pilot i licencuar i linjës ajrore, ripërsëriti rolin e tij si nënkoloneli Pete Mitchell në vazhdimin e vitit 2022 “Top Gun: Maverick”.

Del Toro tha se Cruse “solli nostalgji tek audienca më e vjetër dhe fuqizoi mendjet e anëtarëve të rinj të audiencës”.

Toro tha se roli i Cruise si Maverick në filmin aksion të vitit 1986, për një aviator të ri detar që stërvitet në shkollën e armëve luftarake të Marinës së SHBA-së e njohur gjithashtu si Top gun – “rriti më mënyrë domethënëse numrin e rekrutëve të rinj”.

Sekretari i Marinës i SHBA-së, i cili u ndal për të vizituar forcat amerikane në Bahrein, ia dorëzoi çmimin Cruiset për “kontributet e tij të jashtëzakonshëm në Departamentin e Marinës nga viti 1986 deri në 2023″.

Ai i tha audiencës së profesionistëve të Hollivudit dhe personelit të Marinës së SHBA-së se ”Tom Cruise ka kaluar gati katër dekada si një avokat i palëkundur për burrat, gratë dhe familjet e Marinës dhe trupave detare”.

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 3

You May Also Like

Write a Response