Hykmete Bajrami uron 28 Nëntorin duke ironizuar me Kurtin: Ende ka kohë për bashkim kombëtar, deri me 9 shkurt
- Posted on November 28, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2
Hykmete Bajrami nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë duke ironizuar me Kurtin i cili dikur fliste për bashkimin kombëtar.
“Të dashur qytetarë, URIME FESTA E 28 NËNTORIT Sot gjatë ditës pritet që Qeveria të mbajë një mbledhje elektronike (imagjinare), ku do caktohet grupi punues për caktimin e ekspertëve që do ta hartojnë koncept dokumentin, për projektin e idesë së bashkimit kombëtar. Mos të nxitohemi, ende ka kohë për bashkim kombëtar, deri me 9 shkurt” ka shkruar Bajrami.
Write a Response