Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë sot me mbledhje të përbashkët

  • Posted on December 20, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 3
Screenshot_20-12-2024_9536_tv21.tv-rJwOP8w2Bk.jpeg

Sot në ora 11:00, mbahet seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas agjendës është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Kjo mbledhje e përbashkët do të përmbyllet me fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës.

Mbledhja e dy kuvendeve, sipas institucioneve të të dy vendeve, vjen si nevojë e koordinimit të agjendës për realizimin e synimeve që përfshijnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim Evropian dhe integrimet euro-atlantike të Kosovës. Gjithashtu, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 3

You May Also Like

Write a Response