Kryetari Ahmeti Viziton Mjeshtrin e Veglave Muzikore në Lipjan
- Posted on October 19, 2024
- lajmet
- By Redaksia e Lajmeve Post-tv

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, ka vizituar baca Halil Zogaj, mjeshtrin 85-vjeçar të njohur për punimin e veglave muzikore dhe punimeve të tjera nga druri.
Gjatë vizitës, z. Ahmeti pati mundësinë të dëgjojë historinë e bacës Halil për pasionin e tij të kahershëm, që ka ruajtur dhe përcjellë ndër vite.
Më poshtë gjeni postimin e plot të kryetarit Ahmeti në profilin e tij në Facebook:
“Te baca Halil Zogaj, kënaqësi me e pa dhe me e dëgju për pasionin e tij të kahershëm në punimin e veglave muzikore dhe punimeve të tjera nga druri.
Ndonëse në moshën 85-vjeçare, janë mbresëlënëse tregimet e vjetra për kohët e kaluara.
E ruan me nostalgji punimin e parë të sharkisë, të punuar para 70 vitesh.
Faleminderit për mikpritjen, baca Lilë!”.
Kryetari falënderoi bacën Lilë për mikpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e tij të palodhur për të mbajtur gjallë një pjesë të rëndësishme të kulturës dhe historisë sonë.
Write a Response