KQZ tregon datën e tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim

  • Posted on December 12, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 2
IMG_1775-TomeX3CvlV.png

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se gjatë periudhës shtator e deri më 11 dhjetor të këtij viti kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Në një konferencë për media zëdhënësi në KQZ, Valmir Elezi tha se numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1 mijë e 280 kandidatë.

Me këtë rast, Elezi potencoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkojë nga institucionet kompetente të bëjnë verifikimet e nevojshme për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Ndër të tjera, Elezi tha se është paraparë që me 7 janar të vitit të ardhshëm të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet 2025. /KP/

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 2

You May Also Like

Write a Response