Si Ndikoi Radoiçiqi dhe Kurti në Votimin e Osmanit Rrëfimi i Deputetëve të Listës Serbe

  • Posted on October 22, 2024
  • lajmet
  • By Redakesia Post-tv
1000034212-YIvEg3dv2F.jpg

Dy deputetë të Listës Serbe, përfaqësues të komuniteteve jo serbe, Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, kanë zbuluar prapaskenat e votimit të tyre për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente të Kosovës. Në intervista për Paparacin, ata treguan se vendimi për të mbështetur Osmanin erdhi pasi kishin marrë “aminin” e Millan Radoiçiqit, ndërsa kryeministri Albin Kurti i kishte kërkuar të merrnin pjesë në seancën vendimtare të 4 prillit 2021.

 

Deputeti Adem Hoxha, përfaqësues i komunitetit goran, shpjegoi se takimi me Kurtin u realizua pas një telefonate paraprake, por vendimi për të votuar ishte marrë vetëm pas konsultimeve me Radoiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe. 

 

 

“Unë personalisht e kam pyetur kryetarin e grupit (grupit parlamentar), Igor Simiqin, dhe qëndrimi ishte që të mos shkohet. Por, pasi më thirri kryeministri Kurti dhe u konsultova me Millanin, vendosëm të shkonim,” tha Hoxha.

 

Fadil Gashi, përfaqësues i komunitetit rom, konfirmoi se ishte Hoxha që e kishte kontaktuar për të shkuar në takim me Kurtin. “Adem Hoxha ka biseduar me nënkryetarin e Listës Serbe Millan Radoiçiq, dhe ai na bindi të vepronim kështu,” deklaroi Gashi, duke theksuar se ai vetë nuk kishte biseduar drejtpërdrejt me Radoiçiqin, por ndiqte udhëzimet e Hoxhës.

 

Në fund, të dy deputetët pranuan rolin vendimtar të Radoiçiqit për votimin që çoi në zgjedhjen e Osmanit presidente, ndërsa deklaruan se kryeministri Kurti kishte kërkuar mbështetjen e tyre për të siguruar kuorumin e nevojshëm në Kuvend.

Burimi: Paparazi

 

0
Author
No Image
Redakesia Post-tv

You May Also Like

Write a Response