KQZ sot miraton fletëvotimin, votimi jashtë Kosovës nis të enjten
- Posted on January 8, 2025
- lajmet
- By Redaksia e Lajmeve Post-tv
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot për të miratuar fletëvotimin për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike më 8 janar, dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit do të shqyrtohen dhe miratohen.
“Të mërkurën, më 8 janar, KQZ do të miratojë fletëvotimin për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa të enjten, më 9 janar, do të nisë votimi përmes postës për qytetarët e regjistruar jashtë Kosovës,” ka thënë Elezi
Ai shtoi se miratimi i fletëvotimit do t’i ndihmojë subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore, e cila do të fillojë zyrtarisht më 11 janar dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ndërkohë, qytetarët brenda vendit do të kenë mundësinë të votojnë më 9 shkurt.
Write a Response