Imri Ahmeti uron 28 Nëntorin: Lipjani është dhe do të jetë gjithmonë pjesë e krenarisë sonë kombëtare
- Posted on November 28, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2
Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka uruar festën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në urimin e tij Ahmeti thotë se është krenar për historinë tonë kombëtare dhe se duhet të punojmë së bashku për një të ardhme më të ndritur.
“Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar! 🇦🇱
Krenarë për historinë dhe trashëgiminë tonë kombëtare.
Le të punojmë së bashku për një të ardhme më të ndritur!
Lipjani është dhe do të jetë gjithmonë pjesë e krenarisë sonë kombëtare.
Urime! 🇦🇱” ka shkruar Ahmeti.
Write a Response