Abdixhiku: Nga Lipjani i Imri Ahmetit merremi me të ardhmen derisa të tjerët propagandojnë e merren me ne
- Posted on December 17, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar programin për Drejtësi, Mbrojtje e Siguri në Lipjan.
Ai ka thënë se “LDK me program ambicioz i përgjigjet propagandës së pushtetit”.
“Derisa të tjerët propagandojnë e merren me ne, ne merremi me të ardhmen që i duhet Kosovës. Projekte konkrete, ide konkrete.Sot në Lipjan, në Lipjanin e Imri Ahmetit, në Takimin e 6-të Tematik, prezantuam zotimet tona për Siguri, Drejtësi e Mbrojtje. Tri shtylla që garantojnë lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e një shoqërie të drejtë dhe të sigurt. Prezantuam projekte konkrete që do t’i transformojnë rrënjësisht sistemet tona të mbrojtjes, dhe do ta ndërtojnë një Kosovë me drejtësi dhe siguri për të gjithë” ka shkruar ai.
Write a Response