Imri Ahmeti: Familja ime, burim krenarie dhe shtyllë e suksesit tim politik
- Posted on January 20, 2025
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 3

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe njëherazi kandidati për deputet Imri Ahmeti, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj familjes për mbështetjen e pakushtëzuar dhe sakrificat e tyre gjatë karrierës së tij politike.
Në një postim publik në rrjetin social Facebook, Ahmeti theksoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur familja e tij në sfidat dhe sukseset që ka arritur deri më tani.
“Familja ime, Ahmeti, ka qenë gjithmonë burim krenarie gjatë gjithë rrugëtimit tim. Jam me fat për mbështetjen e pandërprerë të gjithë familjes sime të gjerë, e cila asnjëherë nuk ka kursyer përkrahjen gjatë rrugës sime politike”, ka shkruar Ahmeti
Ahmeti theksoi se kjo përkrahje i ka shërbyer si motivim për të vazhduar me përkushtim dhe për të punuar për të mirën e vendit.
Write a Response