Deep Seek “shkund” tregun e teknologjisë/ Aksionet e firmave teknologjike në rënie të lirë
- Posted on January 31, 2025
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 3
Një aplikacion i ri kinez i quajtur Deep Seek prej disa ditësh ka marrë vëmendjen e të gjithë botës duke tronditur themelet e tregut global të teknologjisë. Bëhet fjalë për një model të inteligjencës artificiale, i ngjashëm me Chat Gpt por që ofrohet falas.
Vetëm brenda pak ditësh, Deep Seek ka fituar një popullaritet të madh duke u listuar në krye të shkarkimeve të Apple Store dhe ka tronditur tregjet duke fundosur disa aksione të teknologjisë në botë. Prodhuesit thanë se e kanë krijuar atë me kosto shumë të ulët. Ata pretendojnë se krijimi i Deep Seek ka kushtuar 6 milionë dollarë, një kosto shumë herë më e vogël krahasuar me miliardat e shpenzuara nga kompanitë e inteligjencës artificiale në Amerikë.
Këtë javë, Deep Seek ka çuar në një rënie të thellë të aksioneve të Nividia dhe gjigandëve të tjerë teknologjisë në botë. Nividia humbi rreth 600 miliardë dollarë në kapitalizimin e tregut, rënia më e madhe njëditore në historinë e tregut të aksioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kompani të energjisë bërthamore ndërkohë si Vistra dhe Constellation janë në rënie të lirë, me investitorët që po rimendojnë rolin e inteligjencës artificiale në të ardhmen. Edhe aksionet e Vertis Holding, ccelësi kycc për ndërtimin e qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale ranë me gati 30%.
Skepticizmi mes ekspertëve mbetet e madh pasi sipas tyre Deep Seek është më I shpejtë për të përpunuar proceset, por mund të jetë më pak i saktë. Ofrimi falas për përdoruesit sipas ekspertëve do ta bëjë inteligjencën artificiale më efikase dhe më të aksesueshme duke parë një rritje të përodrimit të saj.
Ndikimi i Deep Seek duket se shtrihet përtej teknologjisë dhe mund të formësojë sektorë të tjerë. Këtu përfshihen zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit, tregjet financiare dhe investimet pasi investitorët tashmë po riformësojnë strategjitë e tyre, por edhe zhvillimi I fuqisë punëtore.
Me ofrimin e platformave të tilla që bëhen më të aksesueshme, institucionet arsimore dhe qendrat e trajnimit duhet të përshtaten dhe të aftësojnë njerëzit që të kontribuojnë në rritjen e inteligjencës artificiale.
Write a Response