SPAK-u kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie
- Posted on January 3, 2025
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 3
Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpie shqyrtohet sot në Apelin e GJKKO-së.
Seanca, drejtuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, ka nisur pas orës 10:00.
Berisha, i liruar më 27 nëntor 2023 pas një viti në arrest shtëpiak, akuzohet për korrupsion pasiv lidhur me miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore për të favorizuar pesë familje në kompleksin sportiv Partizani.
Bashkë me të akuzohet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Write a Response