Fahrije Hoti i reagon ministrit Faton Peci: Me argumente do të demantojmë shpifjet

  • Posted on November 23, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 2
IMG_1419-ALIMefKbDN.jpeg

Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin kanë reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë Faton Peci, lidhur me ndarjen e granteve.

Ata kanë thënë se përmes një konference për media të thirrur për të hënën do të demantojnë pretendimet e rreme dhe shpifjet e ministrit Faton Peci.

“Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë. Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë. Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga z. Peci”, thuhet në njoftimin.

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 2

You May Also Like

Write a Response