Abdixhiku në Dobrajë: Sa shumë entuziazëm këtu, flakë

  • Posted on January 25, 2025
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 2
IMG_2883-4zlP4e2r3z.jpeg

Shumë qytetarë entuziastë janë mbledhur në Dobrajë të Madhe të Komunës së Lipjanit, të cilën e udhëheq Imri Ahmeti, për të pritur Kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kandidatin për Kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku dhe Ahmeti, u pritën me shumë ovacione dhe duartrokitje në bastionin e LDK-së në Lipjan.

Përmes një postimi Abdixhiku ka thënë se bashkimi qytetar karakterizon mbështetjen e kësaj ane për LDK-në.

“Tubimi i katërt; fshati Dobrajë e madhe! E ZJARRTË!  Dobrajë, flakë!Sa shumë entuziazëm këtu; si askund. Falënderim i veçantë Imrisë për këtë organizim të mirë, dhe suksese kandidatëve tanë nga kjo anë Imri Ahmeti, Shkelzen Hajdini, Rasim Hasani, Anila Reçica Llugiqi, Ardian Olluri dhe Lulzim Zhegrova.”

Në këtë tubim pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shumë e madhe duke siguruar mbështetje të fuqishme.

Kujtojmë që  Imri Ahmeti është kandidat për deputet me numrin 7 në listën e LDK-së.

 

 

 

 

 

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 2

You May Also Like

Write a Response