AMPEK: Precedent i rrezikshëm për pavarësinë e KPM-së

  • Posted on January 17, 2025
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 3
Importance-of-a-Free-Press-HEeudGbLGP.webp

Ndryshimi i rregullores së Komisionit të Pavarur për Media (KPM) me një procedurë të përshpejtuar dhe pa paralajmërim paraprak ngre shqetësime të mëdha për transparencën dhe legalitetin e procesit. Ky veprim, që shënon një devijim nga praktikat e zakonshme dhe të njohura, i hap rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri të KPM-së pa respektuar procedurat standarde, duke krijuar dyshime mbi motivet dhe integritetin e këtij procesi.

Vendosja e këtij ndryshimi si një “pikë në të ndryshme” në rendin e ditës shmang çdo diskutim të thelluar publik ose institucional, gjë që rrit pikëpyetjet për qellimet që fshihen pas këtij veprimi. Për më tepër, nje veprim i ketille ngjalle dyshime për ndërhyrje politike në një institucion që është kushtetuesisht i garantuar si i pavarur.

Këto zhvillime krijojnë një precedent të rrezikshëm për pavarësinë e KPM-së dhe për lirinë e medias në Kosovë. Në një demokraci funksionale, ndryshimet që prekin institucione të tilla duhet të ndjekin procedura transparente, të jenë të diskutuara gjerësisht dhe të mos cenojnë integritetin e këtyre institucioneve. Prandaj, është e domosdoshme që këto veprime të shqyrtohen me kujdes dhe të kërkohet llogaridhënie nga ata që i kanë inicuar.

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 3

You May Also Like

Write a Response