Paris Guri dhe Egzon N. Pacolli dorëzojnë kallëzim penal kundër ministrit Peci dhe deputetes Pacolli për keqpërdorim të 200,000 eurove në grante publike

  • Posted on November 19, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia Post-tv
467509730_10220108220774196_5086933256746727227_n-OB2pU2u0ZO.jpg

Sot, bashkë me Sekretarin e Forumit të Rinisë së LDK-së, Egzon N. Pacolli, dorëzuam në Prokurorinë Themelore, kallëzim penal për ministrin e bujqësisë, Faton Pecin dhe deputeten e pushtetit, Fitore Pacolli.

Ata bashkarisht ndanë 100.000 euro grant për vëllaun e deputetes Fitore Pacolli njëherit edhe kryetare e Komisionit për Bujqësi, fakt ky i cili e bën akoma më shqetësues rastin, përvec skandalit me vëlla, Fitore Pacolli bashkë me Faton Pecin ndanë edhe 100.000 euro të tjera për dajën e Fitores. 

Paraja publike po keqpërdoret në mënyrë brutale, e këtë nuk e tolerojmë. Andaj kërkojmë nga Prokuroria hetim të menjëhershëm të rastit. 

Nuk do të ndalemi deri sa taksat tona, paratë që u takojnë bujqëve të kthehen cent më cent.

0
Author
No Image
Redaksia Post-tv

You May Also Like

Write a Response