Arrestohen 19 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe organizim të skemave piramidale
- Posted on November 23, 2024
- lajmet
- By Redaksia e Lajmeve Post-tv

Policia e Kosovës në Prizeren ka arrestuar 19 persona të dyshuar për përfshirje në organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
Në raportin zyrtar të policisë thuhet:“ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZ I PALIGJSHËM
Rr. 2 Korriku, Prizren 22.11.2024 – 00:15. Raportohet se janë arrestuar 19 persona si të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë hasur brenda në një, ku dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i pa ligjshëm.”
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Write a Response