Abdixhiku në Llap:Faleminderit për këtë mbështetje, ndryshimi po vjen
- Posted on December 21, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka takuar strukturat e partisë në Llap, ku ka thënë se takimi nisi si një darkë por u shëndërrua në tubim.
Abdixhiku ka falënderuar qytetarët për këtë mbështetje.
Postimi i plotë:
Ajo çfarë kishte nisur veç si një darkë e zakonshme fundviti me struktura në Llap, shpejtë u shndërrua në një tubim të madh me ardhjen e pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë nga kjo anë. Llapi nuk di ndryshe më! Kushtrimi i djathtë ka rënë tashmë!
Sa shumë dashuri, sa shumë energji, sa shumë përkushtim për Lidhjen dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalojmë! Sonte, ky emocion ishte krejt i veçantë!
Ju faleminderit për këtë mbështetje e këtë kryengritje! Ndryshimi, pa asnjë dyshim, po vjen!
Write a Response