Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve: LDK po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë
- Posted on January 8, 2025
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim kryetarët e degëve të partisë nga e gjithë Kosova “si konfirmim i përbashkimit, fuqisë, gatishmërise dhe vizionit tonë për ndryshimin e madh që do ta sjellim me 9 shkurt”, shprehet ai.
Abdixhiku shprehet se LDK është ringritur.
“Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është ringritur! Me rrënjë të forta, me degë të fuqishme, dhe me një besim të jashtëzakonshëm qytetar, lidhja jonë po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë me një momentum të pakrahasueshëm”, ka shkruar ai.
Write a Response