7-shi i LDK-së: Topliqan dhe Brusi – Fryma e ndryshimit dhe angazhimi qytetar për fillimin e një të ardhme më të mirë
- Posted on January 26, 2025
- lajmet
- By Redaksia e Lajmeve Post-tv
7-shi i LDK-së, Imri Ahmeti, në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar rreth vizitave në Topliqan dhe Brus, ku u takua me qytetarë të mbushur me shpresë dhe vendosmëri për ndryshim. Ai theksoi entuziazmin dhe angazhimin e banorëve të këtyre fshatrave, të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë.
Postimi i plotë:
Në Topliqan dhe Brus, këtë fundjavë, takuam shumë qytetarë me plot shprese e vendosmëri për ndryshim.
Në Topliqan, entuziazmi ishte i jashtëzakonshëm. Mbështetja e banorëve dhe përkushtimi për fitore ishin të dukshme.
Aty, të rinjtë që votojnë për herë të parë u zotuan të jenë pjesë e ndryshimit më 9 Shkurt, ditën që do të shënojë fillimin e një të ardhmeje më të mirë.
Në Brus, banorët u bënë bashkë për të dhënë një mesazh të qartë: rruga e ndryshimit dhe progresit është zgjedhja e tyre. Me besim të fortë, na dhuruan mbështetjen e plotë për programin dhe ekipin që LDK ofron.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!
#LDK124
1.Lumir Abdixhiku
7.Imri Ahmeti
I juaji 7-shi!
Write a Response