Vdes një fëmijë njëvjeçar në QKUK

  • Posted on December 21, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 2
IMG_1904-9IhDqb19WG.jpeg

Një fëmijë njëvjeçar ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dalë me sqarim:

“Në lidhje me raportimet  për vdekjen e një fëmiu rreth 1 vjeç, bazuar në informacionet nga Spitali i përgjithshëm në Gjakovë dhe Klinika Infektive në QKUK, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës jep këtë sqarim; Sipas informacioneve nga Spitali i Gjakovës, fëmija  i moshës rreth 1 vjeç, është sjell nga prindërit, reth orës 21:00, në kujdestarinë e mbrëmshme, në Repartin e Pediatrisë, me gjendje shumë të rënduar shëndetësore.Menjëherë janë marrë masat e nevojshme nga ekipi kujdestar, duke parë edhe gjendjen e rënduar të fëmiut, ku pas vendosjes së terapisë, në ora 21:40 është nisur për trajtim  të mëtejshëm në QKUK, si rast emergjent.Sipas raportit të Klinikës Infektive, fëmiu, me autoambulancë është sjell në ora 22:50 në Klinikën Infektive, me gjendje shumë të rënduar, me diagnozë sepsis meningococica (infeksion i rëndë që kishte përfshirë krejt sipërfaqen trupore).Nga mjekët kujdestar fëmiut menjëherë i ofrohet gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe dërgohet në Repart për reagim të shpejtë,pa humbur kohë me procedura administrative në pranim.Fëmiu vendoset në oksigjeno-terapi, bazuar në protokollet mjekësore.

Përkundër masave reanimatore, gjendja e fëmiut vazhdimisht rëndohej edhe me rënie parametrave vital, ku në ora 23:40 përkundër kujdesit të vazhdueshëm, fëmiu vdes.

Fëmiut i është ofruar gjithë kujdesi i duhur dhe i nevojshëm si në Spitalin e Gjakovës, ashtu edhe në QKUK, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka  arritur të mbijetonte”thuhet në njoftim.

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 2

You May Also Like

Write a Response