Raporti i D+: Lipjani kryeson në Kosovë – Imri Ahmeti realizon 76% të zotimeve, duke vendosur standard të ri në qeverisje

  • Posted on January 7, 2025
  • lajmet
  • By Redaksia e Lajmeve Post-tv
IMG_5248-jDUeAvJBWR.jpeg

Komuna e Lipjanit, e drejtuar nga kryetari Imri Ahmeti, është shpallur si komuna lidere në përmbushjen e zotimeve publike, sipas një raporti të organizatës Democracy Plus (D+). Kur kanë mbetur më pak se një vit nga përfundimi i mandatit katërvjeçar, raporti evidenton se Ahmeti ka realizuar 76% të zotimeve të tij, duke e vendosur Lipjanin në krye të komunave të Kosovës për zbatimin e premtimeve.

Monitorimi është kryer në kuadër të “Kartës së Zotimeve,” një dokument i nënshkruar nga kryetarët e nëntë komunave gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2021. Ky proces, i organizuar nga D+ në bashkëpunim me partnerët SiV, EC dhe CSD, identifikoi 201 kërkesa të qytetarëve, të cilat kryetarët u zotuan t’i përmbushnin gjatë mandatit të tyre.

Raporti thekson se Komuna e Lipjanit, nën drejtimin e Ahmetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka arritur përmbushjen më të madhe të zotimeve krahasuar me komunat e tjera. Për më tepër, kryetari aktual kandidon për deputet në zgjedhjet e ardhshme nacionale, duke garuar me numrin 7 në listën e LDK-së.

Raportin e plotë mund ta gjeni në faqen zyrtare të organizatës Democracy Plus.

0
Author
No Image
Redaksia e Lajmeve Post-tv

You May Also Like

Write a Response