PSD i ndan mirënjohje kryetarit të Gjilanit: Kunati i vitit
- Posted on November 27, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni e ka quajtur kryetarin e komunës së Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, si Kunat i vitit.
Dardan Molliqaj nga PSD ka thënë se për këtë i kanë ndarë mirënjohje.
“Qytetarët e votuan. Për kunata po punon. Ky është Kunati i vitit, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Për dështime mirënjohje nuk ka, por meritat nuk ia humbim Alban Hysenit. Prandaj sot, në mbledhjen e Asamblesë ia dorëzuam mirënjohjen për angazhimin e tij të palodhshëm në punësimin e kunatave të tij e të drejtorëve të tij.Mirënjohja e vetme që e ka merituar për një mandat, plot dështime. Mirënjohje sa për me i thënë, se nepotizmi nuk është lëvdatë" ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Write a Response