Prishtinë: Profesori hedh flamurin kombëtar në kosh, pezullohet nga detyra
- Posted on November 28, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës Jehona Lushaku-Sadriu ka njoftuar se është pezulluar menjëherë nga detyra profesori i cili gjatë një ore mësinore hodhi në kosh të plehrave flamurin kuq e zi.
“JO PËRDHOSJES SË SIMBOLEVE KOMBËTARE Të dashur qytetarë,
Me shumë keqardhje kemi marrë lajmin për një incident të papranueshëm, ku një profesor gjatë mësimdhënies ka shkelur rëndë respektin ndaj simboleve tona kombëtare. Në një ditë festive, kur duhej të ndihmonte fëmijët të shijonin dhe ndiheshin krenarë për identitetin e tyre, ai e hodhi flamurin kombëtar në koshin e mbeturinave.Ky veprim është një shkelje e rëndë e çdo morali, etike dhe norme juridike.
Kosova është shtet demokratik dhe laik, ku simbolet kombëtare gëzojnë respekt të pakushtëzuar në çdo institucion, dhe askush nuk ka të drejtë t'i përdhosë ato.
Në këtë rast, ju njoftoj se profesori është pezulluar menjëherë nga detyra dhe do të përballet me pasojat ligjore për këtë sjellje të papranueshme.
Kosova e ka ndërtuar shtetin e saj mbi vlerat e respektit dhe krenarisë për simbolet kombëtare, dhe asnjë individ nuk duhet të ketë mundësinë t'i shkelë ato, e asnjëherë në institucionet e arsimit.
Le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të simboleve tona kombëtare!
Faleminderit
Jehona Lushaku Sadriu”
Write a Response