Prishtinë: Një qytetari i vidhen 22 mijë dollarë kriptovaluta
- Posted on December 7, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2

Një burrë në Prishtinë ka njoftuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22 mijë dollarë kriptovaluta.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22.000 dollarë kriptovaluta. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Write a Response