Policia e Kosovës konfiskon 105 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara
- Posted on December 10, 2024
- lajmet
- By Redaksia e Lajmeve Post-tv
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në rajonin e Gjilanit, ku ka konfiskuar 105,000 euro të dyshuara si të falsifikuara. Operacioni është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, operacioni është ndërmarrë pas pranimit të informacioneve për tentativën e disa personave që të vënë në qarkullim shuma të mëdha parashë të falsifikuara. Gjatë hetimeve, është ndaluar një automjet me targa vendore, i drejtuar nga një i dyshuar kosovar. Në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 105,000 euro, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Në vijim, Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
• 100,000 euro në kartëmonedha nga 200 euro;
• 5,000 euro në kartëmonedha nga 100 euro;
• 1 makinë për numërimin e parave;
• 3 telefona celularë.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale dhe po hetohet për veprat penale “Falsifikimi i parasë” dhe “Pastrim i parasë”.
Fotot: Policia e Kosovës
Write a Response