Osmani uron 28 Nëntorin: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari

  • Posted on November 28, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 2
IMG_1459-iWCTnc81pP.png

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.

“28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë. 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 2

You May Also Like

Write a Response