Ndërron jetë futbollisti i ri kosovar, Erojn Morina
- Posted on December 12, 2024
- Sport
- By Redaksia Post-tv

Sot ka ndërruar jetë futbollisti i ri kosovar, Erjon Morina.
Futbollisti i skuadrës së Vushtrrisë kishte pasur probleme shëndetësore dhe ndodhej në gjendje kome gjatë javëve të fundit. Fatkeqësisht, ai nuk arriti të fitojë betejën dhe ndërroi jetë sot.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur babai i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ne, si redaksi sportive e Post TV, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, miqve dhe të afërmve.
Write a Response